Concept Marketing Albania
loading...
Te gjithe duan te jene Rockstar

Te gjithe duan te jene Rockstar

Te qenit Rockstar eshte stil jetese dhe te gjithe e lakmojne, kush me shume e kush me pak. Po si na mesoi dicka te re kete fundvit?

Dhjetori erdhi me dhurata per te apasionuarit pas videolojerave. Ne 1 Dhjetor Rockstar nxori nje njoftim se trailer-i per GTA VI do dilte ne 5 Dhjetor ne oren 9 te mengjesit sipas Ores Standarde Lindore (EST). Reagimet e fansave te videolojes ishin te pritshme, pasi askush nuk e priste kete surprize te kendshme.

Me ne fund! Do shohim trailer-in e ri.
S’me pritet sa ta postojne.
Jam kaq i emocionuar, sa nuk e di ne do fle dot sonte.

Dhe ne fund te trailer-it pas plot 12 vjet pritjeje, u njoftua se ne vitin 2025 do dilte GTA VI. Nese po mendon kush do ishte i emocionuar per nje videoloje qe del pas gati 2 vitesh, rilexo fjaline e mesiperme. GTA V ka dale ne vitin 2013 dhe ka pasur impakt kyc ne audiencen e gamers.

Prekem pak reagimet e ekzaltuara te gamers, por lind nje pyetje e thjeshte.

Si reaguan konkurrentet e Rockstar?

Duke njohur popullaritetin e kompanise si dhe te videolojes, pritej dicka e ngjashme me njoftimin e Legend of Zelda: Tears of the Kingdom, dicka e ngrohte dhe inkurajuese. Devolver Digital, Sea of Thieves, Playstation dhe Xbox ishin ato kompani qe ne Twitter (tani X) shprehnin entuziazmin e tyre mbi lojen e re te Zelda.

Por ne kete rast, reagimi qe disi i cuditshem. Thjesht u kopjua posteri i njoftimit mbi trailer-in e GTA VI, si stili dhe mesazhi ne te. Disa nga kompanite ‘fajtore’ ishin Activision, 343 Industries, Mediatonic, Blizzard Entertainment me lojerat e tyre respektive Call of Duty: Warzone, Halo, Fall Guys dhe Overwatch.

Normalisht qe pati dhe komentim te ketij veprimi nga gamers, por ishin te ndare ne grupe.

Po perpiqen te perfitojne
Pjesa me e madhe e gamers drejtuan gishtin akuzues. Duan te rrisin reputacionin dhe fitimet e tyre me kete veprim. Si do perfitonin duke kopjuar nje poster te thjeshte qe ka funksion informues?

Subkoshienca njerezore eshte nje pjese e qenies sone qe nuk eshte eksploruar ne teresine e saj. Ama dime se ajo ndikohet, kur kryen aktivitete qe ty te japin kenaqesi. Sa here kemi lidhur nje kenge specifike me te ndjerit te lumtur. Kjo ndodh pasi e kemi degjuar kengen ne nje moment kur kemi qene te lumtur.

Pra duke i meshuar subkoshiences, keto kompani perpiqen te emulojne te njejten ndjesi si Rockstar. Arsyeja? Rritja e shitjeve dhe te ngelurit ne mendjen e audiences se tyre.

Po tregojne suportin e tyre
Nje pjese me e vogel kundershtonin se jane duke treguar krenarine e tyre per cfare ka arritur Rockstar. Sesi me nje lajmerim per nje trailer, arrijne te ekzaltojne miliona njerez. Kjo s’eshte nje arritje e vogel dhe nuk limitohet vec ne industrine e videolojerave. Biznese e kompani te ndryshme do deshironin nje fragment te vogel te vemendjes qe mori Rockstar, kur ato bejne lajmerimet e tyre per tematika te ndryshme.

Sic permendem me siper suportin e treguar per videolojen e Legend of Zela, suporti per te ishte i shumte. Arsyeja? Nje pjese derrmuese e krijuesve dhe zhvilluesve te videolojerave jane rritur me kete franchise dhe jane nostalgjike per te. Prandaj e lavderojne, perpos te qenurit cilesore.

Po ironizojne stilin e perdorur
Disa gamers vune ne dukje faktin se ironia nuk ngelet jashte arsyes pse e kane imituar. Fall Guys eshte videoloje e vogel per te imituar gjigande si Rockstar. Por Davidi e mund Goliath. Ata duan te tallen me menyren e njoftimit dhe e perdorin kete mundesi per te rritur reputacionin e tyre.

Po si do funksiononte kjo metode jo konvencionale? Duke e imituar ata synojne te ngelin ne mendjen e njerezve, sepse asociohen me te medhenjte. Formati i perdorur i shakase mund te duket qesharak dhe eshte, por kjo pikerisht funksionon kundrejt subkoshiences dhe i ben qe te zene vend te konsiderueshem. Keshtu perpiqen kompanite e vogla te kthehen ne mbretin e ri te industrise ku gjenden.

Ne 2019, Zoom arriti t’i zinte vendin dhe te zevendesonte Skype. Arsyeja? Kryente te njejtin funksion, duke i ofruar eksperience te permiresuar perdoruesit.

Cili eshte konkluzioni yne?

Qe cilado te jete arsyeja e vertete, ne te treja rastet e mesiperme ajo cka i lidh eshte marketingu viral. Me e dukshmja eshte te kopjimi i stilit, per te perfituar. Dhe tek ironizimi, nese nje kompani e vogel, ose dhe e madhe merr vemendje per reagimin, sepse te ben pershtypje. E fundit, por jo me pak e rendesishmja, kur ti i zgjat degen e ullirit dikujt qe po ben nje pune te shkelqyer, ti mbahesh mend. Sepse te nxjerr ne drite te mire, plus ne rrjetet sociale nese ti i rreh shpatullat dikujt tjeter, do shfaqesh dhe ti ne spotlight.

Mund te mendojme se Rockstar eshte versioni modern i mbretit Midas sepse cdo gje qe prekin e kthejne ne ar. Kompanite e tjera e dine dhe e imitojne me shpresen se do e mesojne kete aftesi fitimiprurese.

Pyetja me e rendesishme eshte a do nise ky imitim i paster, nje trend te ri ne marketing? Pergjigjen e kesaj pyetjeje do e marrim ne vazhdim, pasi vec koha do na e vertetoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.