Concept Marketing Albania
loading...
Si e bera milionin e pare per 1 ore? Nje leksion nga Threads.

Si e bera milionin e pare per 1 ore? Nje leksion nga Threads.

Threads eshte pergjigja perfekte per pyetjen e famshme ‘Si e bere milionin e pare’?
Lancuar kete fillim korriku, rrjeti social me i perfolur i momentit tejkaloi rekordin e ChatGPT, i cili ne kohen e prezantimit arriti 1 milion perdorues per 5 dite. Threads krijuar nga gjigandi Meta, per vetem 1 ore siguroi 1 milion perdorues. Nje cmenduri.

Po te bejme nje krahasim midis platformave, Instagram ju deshen mbi 2 muaj te arrinte te njejtat vlera, Facebook 10 muaj dhe te shume perfolurit Twitter plot 2 vjet. Nuk duhet te harrojme se bota online ka ndryshuar katerciperisht nga koha kur keto rrjete sociale jane krijuar. Ndaj dhe Threads nuk mund te marri kurrsesi te gjithe meritat e ketij suksesi. Por normalisht eshte nje rast per t’u studiuar dhe per te nxjerre mesime.

Meta pa nje mundesi dhe e ndoqi

Ne biznes dhe ne marketing eshte i njohur gjeresisht parimi i ndjekesit dhe liderit. Ne rastin e rrjeteve sociale te bazuara ne tekst, Twitter njihet si lideri ndersa Threads eshte nje ndjekes. Meta shfrytezoi paqendrueshmerine dhe telashet e Twitter gjate vitit te fundit per t’i sjelle perdoruesve nje alternative te re, (mbase) me interesante. Duke studiuar pakenaqesite dhe hapesirat per pemiresim Threads krijoi nje produkt i cili konkurron sot drejtperdrejt me Twitter. Kjo e konfirmuar dhe nga krijuesi i Meta, Mark Zuckerberg.

Rastesite nuk ekzistojne

Meta eshte rritur ne menyre te frikshme nepermjet partneriteteve dhe investimeve ne kompani te tjera. Nga blerja e Instagram ne 2012, te oferta e cmendur per WhatsApp ne 2014. Pasuar nga nje numer gjithmone e ne rritje bashkepunimesh me start-upe dhe kompani teknologjike, suksesi i Meta nuk mund te quhet rastesi. Nepermjet platformave si Facebook, Instagram, Messenger, WhatsApp, kompania ka krijuar nje baze te fuqishme perdoruesish, dhjetefish me te madhe se Twitter. Kjo jo vetem i mundeson perhapjen e lajmit ne me shume njerez, ne kohe me te shkurter por i siguron dhe rritje me te shpejte. Dicka qe Twitter nuk ka arritur ta beje ne me shume se 17 vjet ekzistence.

Threads në gare me Twitter

Threads si produkt i Instagram po shfrytezon nje parim klasik te biznesit i njohur si efekti i rrjetit per te fituar garen me Twitter. Parimi e sheh vleren e nje produkti/sherbimi te rritet kur numri i perdoruesve shtohet dhe Zuckerberg e di kete gje. Vetem Instagram, pa perfshire platformat e tjera te Meta, ka mbi 1 bilion perdorues ndaj shanset per rritje jane te pafundme. Por gjithmone ekziston mundesia qe kjo rritje te perkthehet ne humbje dhe zhvleresim te produktit. Ngelet per t’u pare si do te kunderpergjigjet Twitter, pervec ‘kercenimit’ publik per cenim te pronesise intelektuale te ardhur nga avokatet e Elon Musk. Po dhe dicka e re, Twitter sapo ndryshoi emrin.

Nje debat publik, global

Threads ka ne fokus bashkebisedimin publik midis perdoruesve ne nivel global dhe padyshim ky do te jete nje diskutim i veshtire per t’u moderuar. Aplikacioni do te lejoje perdoruesit te ndajne statuse, foto, video dhe linqe (links). Gjuha e urrejtes, keqinformimi dhe abuzimi jane elemente qe vendosen Twitter ne udhekryq nen drejtimin e Musk. Keto te fundit mund te prishin dhe planet e Meta nese nuk adresohen qe ne hapat e para. Threads ne pozicionin e ndjekesit mund te mesoje nga eksperiencat e Twitter dhe te veproje ne kohe.

Ku ka ze s’eshte pa gje

Nga markat e mirenjohura te figurat publike, miliona njerez provuan Threads ne oret e para te lancimit. Pershtypjet e perdoruesve ishin te larmishme dhe jo te gjithe jane te lumtur me ‘foshnjen’ e porsalindur te Zuckerberg. Disa e shohin si risi e te tjere e etiketojne si nje kopje te shemtuar te Twitter. Por dicka eshte e sigurte, aplikacioni arriti te terheqe vemendjen e miliona perdoruesve dhe ne boten e marketingut ky eshte celesi i suksesit.

Bota dixhitale eshte e paparashikueshme dhe ofron mundesi te pafundme per rritje. Ky eshte leksioni me i fuqishem qe mund te merrnim nga Threads.

Ne vazhdim do te flasim sesi marketuesit dhe bizneset mund te perdorin kete risi te Meta ne planet e tyre te marketingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.