Si biznesi yt mund te krijoje nje avantazh nepermjet videove?
“Po, e pashe ne Tik-Tok, ta dergova ne Instagram, sigurisht eshte ne Youtube.” Keto shprehje i hasim cdo dite ne tavolinat shoqerore, ne zyre dhe ne marredhenie biznesi. Numri i individeve qe shohin video online pritet te arrije shifrat 3,5 bilion ne kete vit dhe kjo nuk eshte nje rastesi.
Por, cfare i ben videot kaq te vecanta?
- Interesante dhe terheqese per t’u pare.
- Informuese ne kohe me te shkurter.
- Te mbajne te mberthyer mbas ekranit
- Te thjeshta per t’u shperndare.
Pervec elementit argetues dhe informues, videot percjellin nje mesazh tek audienca e synuar. Video gjithashtu mund te coje drejtperdrejt ne shitje. Studimet tregojne se 74% e perdoruesve qe kane pare nje video-shpjeguese per nje produkt ose sherbim, e kane blere ate.
Shumica e informacionit qe transmetohet ne trurin tone eshte vizual. Pra, nese fotografite tashme rrisin angazhimin masivisht, imagjinoni se cfare mund te bejne videot. Per kete arsye, videot promovuese gjithashtu nxisin besimin. Disa konsumatore jane ende skeptike per blerjen e produkteve dhe sherbimeve ne internet, sepse kane frike nga mashtrimi dhe zhgenjimi. Por videot demonstruese i paraqesin produktet tuaja ne nje forme me reale. Jeta e sotme eshte shume e ngarkuar per te gjetur kohen te lexosh pershkrime te gjata te produkteve ose per te germuar thelle ne sherbime. Klienti deshiron ta shohe produktin ne veprim. Prandaj videot jane nje element ideal ne planin tuaj te marketingut.
Marketingu me video mund te kape nje audience te gjere te synuar. Edhe klientet me dembele. Synimi duhet te jene jo vetm syte, por edhe veshet e tij. Ndaj video eshte avantazhi juaj konkurrues me fuqi te dyfishte!
Po e riformulojme dhe njehere pyetjen.
Pse videot jane te rendesishme per biznesin tend?
- Prezantojne produktin/sherbimin ne menyren me te mire, duke vene ne pah karakteristikat dhe elementet terheqes.
- Informojne audiencen per produktet/sherbimet qe ofron duke krijuar nje lidhje me te ndjeshme.
- Influence me e madhe per te blere produktin/sherbimin duke percjelle gjithashtu eksperiencen e perdorimit.
- Kreativitet qe eshte e veshtire te percillet nepermjet teksteve dhe imazheve statike.
Nese dikush e ka pare videon tuaj dhe po e ndan me miqte e koleget, atehere ke krijuar nje avantazh. Pra, mesazhi juaj ka arritur te audienca e synuar.
Pyetja per ty, a mendon se video eshte menyra per ta prezantuar biznesin tend ne 2023?