Concept Marketing Albania
loading...
Nje ‘shetitje’ ne panair me 5 hapa

Nje ‘shetitje’ ne panair me 5 hapa

Covid-19 ndaloi per muaj me rradhe udhetimet, aktivititen e bizneseve, eventet madje edhe shetitjet jashte shtepie. Tre vite mbas asaj endrre te keqe duam te sjellim ne vemendje nje prej elementeve qe (ndoshta) ndryshoi pergjithmone.

Eventet, nen lenten e biznesit marrin formen e konferencave, trajnimeve, ose panaireve. Keto te fundit i japin mundesi bizneseve te promovojne kompanine, produktet ose/dhe sherbimet. Gjithashtu me e rendesishmja te njihen me partnere dhe kliente potencial.

Panairet online nuk ndaluan asnjehere, edhe gjate pandemise. Por lind pyetja, a krijuan te njejtin impakt?

Jo!

Nje studim global i vitit 2021 publikuar nga Statista tregoi se panairet fizike ishin me te preferuara se ato online. 87% e te intervistuareve konfirmuan se eventet fizike rezultuan me efektive per te krijuar njohje dhe bashkepunime te reja.

Eventet fizike si panairi i librit, energjise, ndertimit, turizmit, bujqesise dhe bukurise jane kthyer perseri. Por, si mund te pergatiten bizneset per te perfituar nga keto evente?

Objektivat

Nese po mendon te jesh pjese e nje panairi eshte e rendesishme te percaktosh qellimin e pjesemarrjes. Prezantimi i biznesit, takimi me partneret, klientet potencial, ose lancimi i nje produkti/sherbimi te ri jane disa prej arsyeve qe bizneset i bashkohen nje panairi. Nje objektiv i qarte do te te ndihmoje te pergatitesh per ditet e eventit.

Profili i panairit

Jo cdo panair eshte i pershtatshem per biznesin tend, bej nje kerkim te thelluar perpara se te vendosesh. Pjesemarrja ne nje organizim i cili nuk i pershtatet profilit te biznesit tend pervec kostove financiare, mund te krijoje konfuzion dhe te percjelle nje imazh negativ te te tjeret. Pa permendur ketu humbjen e kohes dhe investimin e pakthyer.

Pergatitja

Pergatitja per nje panair nuk eshte dicka qe behet brenda javes ose muajit. Pikesepari eshte e pamundur te organizosh cdo element brenda nje kohe aq te shkurter. Dhe me e rendesishmja, nuk do te arrish ta promovosh pjesemarrjen te vizitoret potencial. Prandaj, per te shmangur ngarkesen e tepert dhe per te perfituar maksimalisht nga pjesemarrja ne panair, eshte e domosdoshme te krijosh nje plan.

Plani duhet te perfshije ne vetvete elementet e meposhtme:

  • Informacion baze mbi panairin
    Objektivat
  • Perfaqesuesit e kompanise dhe roli i tyre
  • Prezantimi fizik i stendes
  • Materialet e marketingut (broshura, fletepalosje, banera etj)
  • Permbajtja per rrjetet sociale
  • Fushate informuese e-mail marketing
  • Permbajtje alternative (artikuj, video promocionale, tutoriale)
  • Fushate permbyllese e-mail marketing (follow-up)

Keto elemente pervecse do e bejne pergatitjen me te thjeshte do te te ndihmojne per nje prezantim dinjitoz dhe frytdhenes.

Rrjetet sociale

Rrjetet sociale zene vendin e nje partneri besnik i cili eshte gjithmone aty per ty dhe do te te shoqeroje pergjate gjithe rrugetimit. Perdorimi i rrjeteve sociale sipas nje plani te miremenduar do te te siguroje; promovim perpara eventit, kuriozitet per vizitoret gjate diteve te panairit. Gjithashtu do te te shfaqe si autoritet ne fushen ku operon. Keto elemente perkthehen ne me shume vizitore, marreveshje te reja dhe besim ne treg.

Cfare duhet te postosh ne rrjetet sociale?

  • Video teaser / Video promocionale.
  • Posterin e eventit.
  • Postim rikujtues duke perfshire detajet e panairit.
  • Video nga pergatitjet.
  • Postim / Artikull informues mbi risite/aktivitetet.
  • Story / Reels perpara dhe gjate panairit.
  • Video / Postim permbylles pas panairit

Mos harro, te rezervosh nje element surprize per te nxitur interesin e vizitoreve.

Kontaktet

Bisedat ne stende, prezantimet, shkembimi i kartevizitave jane disa prej momenteve kyce gjate nje panairi. Ditet e panairit jane intensive prandaj eshte e pamundur te bisedosh cdo element ne detaj. Gjithashtu ka dhe shume individe te cilet kane marre nje informacion paraprak por nuk jane te bindur per ate c’ka ti ofron. Ndaj, hapi final, i cili kurrsesi nuk duhet te neglizhohet eshte kontaktimi i klienteve potencial pasi panairi ka mbaruar.

Nderto nje databaze me kontaktet e sigurara gjate panairit dhe kontaktoji nepermjet e-mailit ose telefonit. Kjo do te rrisi shanset qe keta vizitore potencial te kthehen ne klientet tend.

Shetitja juaj ne panair (nis) perfundon ketu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.