Mit apo e vertete? Kalaja e Rozafes hap portat per TuBa Fest

Legjenda është e vërtetë.

Tradita shqiptare e muzikës rijetësohet në muret e Rozafës mistike, por tashmë me një prekje moderne. TuBa Fest – një shkrirje e muzikës rock, pop dhe tekno solli në kalanë e Shkodrës disa prej zërave dhe performuesve më të njohur shqiptarë si Elita 5, Aleksandër Gjoka, Alban Skënderaj, Shpat Deda, Offchestra, Ad Disha, Fanatek dhe Rea.

Article content
Offchestra performing on TuBa Fest

 

Zanafilla

Shtatori shënoi edicionin e parë të TUBA Fest me synimin për t’u kthyer në një festë të përvitshme për qytetin dhe të apasionuarit e muzikës. Por çfarë simbolizon TUBA? Në dialekt ‘tu ba’ (duke bërë) nënkupton një ‘aktivitet’ – në këtë rast duke shijuar muzikë të mirë dhe duke kërcyer në një ambient magjik, si kalaja. Jo pa qëllim, TUBA zgjodhi Shkodrën, djepin e kulturës, muzikës, humorit dhe qejfit.

Article content
#peopleoftuba dancing on TuBa Fest

 

Rrugëtimi

2 netë, 20 artista, mbi 4.000 pjesëmarrës. Siç e do zakoni, TuBa hapi dyert për miqtë jashtë kufijve. Grupi italian Rockify Band ngjiti muret e kalasë së Shkodrës për të na surprizuar. Bashkë me ta pjesëmarrës nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi ju bashkuan festës.

TuBa do të rikthehet përsëri ndaj dëshirojmë t’ju kemi përkrah në këtë rrugëtim të ri drejt muzikës, modernes, mistikes.