Concept Marketing Albania
loading...
Halloween, nga nje feste pagane ne nje fushate nderkombetare marketingu

Halloween, nga nje feste pagane ne nje fushate nderkombetare marketingu

Nisen ofertat e frikshme.
Perfito nga uljet e cmendura.
Porosit online kostumin e piratit.
Eja provo menune e Halloween-it.

Keto jane disa prej thirrrjeve qe i ndesh shpesh rrugeve te Tiranes apo ne rrjete sociale pergjate muajit Tetor. Halloween, ndryshe ‘All Hallows Eve’ e ka zanafillen nga festival antik i kelteve ‘Samhain’, i cili simbolizon perfundimin e te korrave dhe fundin e stines se veres. Kjo dite i eshte dedikuar shenjtoreve ku njerezit veshin maska dhe kostume te frikshme per te larguar shpirtrat nga shtepite e tyre. Por prej dekadash kjo tradite i ka lene vendin festimeve, dhuratave, maskave kreative, makijazheve shumengjyreshe dhe embelsirave.

Halloween eshte shnderruar ne nje fushate marketingu ku secila sipermarrje kerkon te shpalosi iniciativat dhe ofertat e saj. Nga dekorimi i zyres, grafikat e frikshme ne rrjete sociale, konkurset e dhuratave (giveaway), ofertat promocionale, edhe ky artikull jane elemente te kesaj fushate nderkombetare. Festat, ngjarjet e momentit dhe trendet jane raste ideale per t’u perdorur per qellime marketingu por gjithmone duhen marre ne konsiderate avantazhet dhe risqet.

Me poshte kemi listuar disa prej avantazheve qe ti si drejtues biznesi ose menaxher marketingu mund ti shfrytezosh per te rritur marken tende.

Angazhim i larte
Ndjekesit jane vazhdimisht te ekspozuar ndaj trendeve te momentit, ndaj permbajtjet te cilat lidhen me keto ngjarje priten gjithmone me interes nga audienca. Videot virale, lojerat, konkurset ndikojne pozitivisht ne angazhimin e audiences. Mos hezito t’i perfshish ne planin tend te marketingut.

Me shume vizibilitet
Nje oferte e sponsorizuar ne rrjetet sociale ose nje video e frikshme me stafin ne Tik-Tok. Ne nje epoke ku cdo ngjarje postohet dhe rishperndahet online mundesite qe brandi yt te shfaqet ne syte e mijera ndjekesve jane jashtezakonisht te larta. Sigurohu qe keto ngjarje t’i shenosh ne kalendarin mujor te postimeve.

Marke lider
Perfshirja e brandit ne ngjarjet e momentit e pozicionon ate ne syte e audiences si nje kompani lider, aktive, te mire informuar, gjithmone ne ndjekje te trendeve. Imagjino nje brand qe ti e has shpesh ne rrjete sociale, neper reklama ne rruge, fushata ne televizion. Behet i paharrueshem.

Shitje, shitje, me shume shitje
Bli tani, kap momentin, ulje te frikshme. Ofertat e limitura i shtyjne njerezit te blejne me shume rrjedhimisht kjo do te rriste shitjet per brandin tend. Nese ke dicka per t’i ofruar audiences mos hezito ta promovosh.

Por kujdes, ne anen tjeter te medaljes biznesi yt mund te perballet dhe me risqe te cilat mund te parandalohen. Zbulo ne vazhdim cilat jane ato elemente qe duhet t’i konsiderosh perpara se te marresh nje vendim.

Brand perfitues
Nje brand i cili perdor cdo ngjarje mund te perceptohet nga audienca si i pandjeshem dhe perfitues. Gjithashtu ekziston rreziku qe ngjarjet me interes kombetar ose/dhe eventet me ngjyrim fetar te shkaktojne reagim negativ te ndjekesit e tu. Prandaj duhet miremenduar nese eshte me vlere per t’u perfshire ne cdo rast.

Kohe e shkurter
Halloween-i zgjat vetem nje dite ndaj koha per te vjele perfitimet eshte e shkurter. Po ashtu permbajtja e krijuar e humb shpejt vleren. Ne kete rast ti si drejtues duhet te besh nje vleresim mbi burimet e harxhuara dhe frytet e parashikuara.

Permbajtje specifike
Perdorimi i festave apo trendeve aktuale per qellime marketingu mund te kufizoje krijimin e permbajteve te tjera te cilat mund te jene me me vlere per brandin tend, si prezantimi i produkteve apo iniciativave te reja. Ndaj eshte e rendesishme qe biznesi yt te kete nje plan vjetor marketingu i cili mire organizon planin e postimeve, fushatat e marketingut dhe eventet.

Vlerat e tua
Kompani te ndryshme kane filozofi dhe vlera te ndryshme ndaj jo cdo trend i momentit lidhet me marken tende. Vetem se konkurrenti yt ka lancuar nje fushate per Halloween nuk do te thote qe ti duhet te ndjekesh te njejten rruge. Origjinaliteti eshte i rendesishem prandaj nese mendon se Halloweeni ose nje trend aktual nuk prezanton brandin tend te keshillojme te mos perfshihesh.

Padyshim Halloween-i eshte i frikshem por me i frikshem eshte ndikimi qe kjo feste ka ne mendjet dhe xhepat e konsumatoreve.

P.s. Mos harro. Nese do te marresh embelsirat (perfitmet) qe marketingu ofron duhet patjeter te pervetesosh truket e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.