Kur flitet për vendosjen e produkteve në filma, shpesh kemi ndjesinë se reklamat janë futur me forcë në rrjedhën e historisë. Në shumë raste, markat shfaqen aq dukshëm sa shkatërrojnë magjinë e filmit. Por kur bëhet fjalë për vendosjen e produktit të Fiji Water në filmin Bullet Train, kjo nuk ndodh.
Në këtë film plot aksion dhe humor, shishja e uji Fiji bëhet më shumë sesa thjesht produkt – ajo shndërrohet në aktor brenda historisë. Për një minutë e gjysmë, shishja merr rolin e saj, duke kaluar nga objekt pa jetë në pjesë kyçe të narrativës së filmit.
Gjithçka nis kur Ladybug (Brad Pitt) blen një shishe Fiji Water nga kafeneja e trenit. Fillimisht i shfaqur si detaj i zakonshëm, shishja shpejt bëhet pjesë e ngjarjeve, duke kaluar nga personazhi në personazh duke u përfshirë në mënyrë komike e dramatike në histori. Ajo përdoret për të shuar etjen, për të qetësuar situatat dhe për të rritur tensionin në disa skena kyçe. Në një tjetër moment të papritur, shishja kthehet në mjet për mbijetesë, duke u përdorur si armë. Në fund, ajo luan një rol vendimtar, duke ndikuar në përfundimin e konfliktit.
Pas publikimit të Bullet Train, vendosja e Fiji Water u bë temë diskutimi jo vetëm në rrethet kinematografike, por edhe në mediat sociale dhe artikujt e kritikëve. Shumë e vlerësuan këtë përdorim si një nga shembujt më të mirë të integrimit të produkteve në histori, duke e quajtur shishen “yllin e papritur” të filmit. Kjo nuk është arritje vetëm për ekipin krijues të filmit, por edhe shembull i shkëlqyer i fuqisë së marketingut kreativ.
Në fund, Bullet Train nuk ishte vetëm film plot aksion dhe komedi – ishte gjithashtu platformë që tregoi se edhe produktet e thjeshta si shishet e ujit mund të shkëlqejnë në mënyra të papritura kur i jepet rol kreativ dhe domethënës në rrëfim. Dhe, pa dyshim, Fiji Water mori momentin e saj për të shkëlqyer në mënyrën më elegante të mundshme.
Shiko skenat e ujit në film në videon më poshtë:
No Comments