Kur bëhet fjalë për tërheqjen e vëmendjes, pak kompani kanë guximin e Dollar Shave Club. Fushata e tyre debutuese, e prezantua me videon e titulluar “Our Blades Are F**ing Great”*, u kthye menjëherë në shembull guximi dhe kreativiteti në marketing. Videoja jo vetëm që promovonte produkte të përballueshme, por sfidonte çdo rregull të marketingut tradicional.

Në vetëm një minutë e gjysmë, CEO i kompanisë, Michael Dubin, u shfaq me një performancë humoristike, ndërsa përshkruante produktet e Dollar Shave Club. Kualiteti i produkteve dhe kostoja e ulët ishin mesazhi kryesor, ndërsa skenat e çuditshme si ariu që paketonte produktet, punonjësja që shtynte CEO-n me karrocë marketi, dhe deklarata provokuese që përmendnin “marketingun e Roger Federer”, bën që reklama të ndjehej autentike dhe e afërt.

Produktet e tyre nuk kishin nevojë për reklamë plot shkëlqim, por për një mesazh që fliste drejtpërdrejt me konsumatorin mesatar: “Pse të paguash më shumë kur mund të marrësh kualitet të lartë për një dollar?”

Sigurisht, kjo qasje nuk u prit mirë nga të gjithë. Disa e cilësuan reklamën si vulgare dhe të papërshtatshme për markën që synonte të tërhiqte konsumatorë të rinj. Por, pavarësisht disa kritikave, rezultati ishte i pamohueshëm: videoja u bë virale, duke mbledhur miliona shikime brenda një kohe të shkurtër dhe duke e pozicionuar Dollar Shave Club si markë inovative, pa komplekse.

Dollar Shave Club tregoi se mesazhet autentike, të shoqëruar me qasje kreative dhe humoristike, mund të kapërcejnë çdo pengesë. Në botën ku marketingu shpesh ndihet i llogaritur dhe jo spontan, kjo video ishte një frymë e freskët. 

Shiko videon për të kuptuar pse.

Leave A Comment