Biznesi si futbolli, nje veshtrim mbi filozofite e trajnereve dhe mesimet per sipermarresit
Gol, gol, gollllll!
Goli i siguron fitoren skuadres dhe fundja kjo eshte ajo per te cilen ekipet luajne.
Por, a eshte e mjaftueshme?
Jo domosdoshmerisht. Strategjite e lojes, motivimi i lojtareve, atmosfera brenda skuadres dhe bashkepunimi jane faktore qe ndikojne ne performancen e lojtareve. Rrjedhimisht dhe ne rezultatet e klubit ne periudhe afatgjate. Si futbolli eshte edhe sipermarrja, ku fitimet jane faktori percaktues i suksesit. Por per te arritur aty, duhet nje strategji, plan veprimi dhe burime njerezore per t’i vene ne jete keto ide. Si ne biznes, ashtu edhe ne fushen e blerte trajneri (drejtuesi) dhe lojtaret (punonjesit) luajne rol kyc drejt suksesit.
Si arrihet suksesi?
Cdo trajner futbolli sjell me vete filozofine e tij qe synon ta percjelle te lojtaret dhe te skuadra. Ama pershtatja kerkon kohe dhe duhet qe secili pjesetar i skuadres ta perthithe kete filozofi. Te behet njesh me te. Vetem ne kete menyre ekipi mund te korre sukses. I njejti parim vlen dhe per kompanite ku drejtuesit e biznesit percjellin vizionin e tyre tek stafi.
Nisemi nga filozofite
Mendo mbi filozofite e dy prej trajnereve me te mire ne bote. Jose Mourinho, trajneri aktual i Romes me 26 trofe te fituara pergjate karrieres se tij dhe Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool-it prej 2015-tes dhe fitues i 12 trofeve ne karrieren e tij profesionale. Mourinho jeton me filozofine e te fituarit pa kushte dhe kete e ka treguar shpeshhere me lojen e tij sa mbrojtese po aq dhe agresive. Ndersa Klopp e shikon fitoren si te rendesishme por i jep me shume vemendje menyres sesi ekipi luan, duke i meshuar aspektit emocional dhe frymes ne skuader. Nuk mund ta themi cila eshte e duhura por do te ndalemi te disa elemente te cilat luajne rol te fuqishem ne motivimin e skuadres (stafit).
Nderto nje ambient te sigurt
Klopp thote ‘Futbolli eshte nje loje ku ndodhin gabime dhe po nuk gabove nuk mund te luash’. Njerezit te cilet jane te ekspozuar ndaj nje ambienti stresues do te prodhojne rezultate te dobeta. Gjithashtu do hezitojne te ndermarrin risqe prej frikes se deshtimit. Kjo mendesi percohet dhe ne biznes. Nese stafi nuk ndihet i sigurt dhe i motivuar nuk do te performoje.
Nderto nje fryme skuadre
Sipas Klopp, 30% te lojes eshte e perbere nga taktikat dhe 70% e merr ndertimi i skuadres. Ne te dyja fushat, nese nuk ekziston nje fryme skuadre eshte e pamundur qe ekipi te eci perpara. Padyshim qe cilesite e gjithesecilit jane te rendesishme por nuk mjaftojne nese nuk mire organizohen.
Kupto vleren e individit
Skuadra eshte produkt i trajnerit dhe lojtareve, ku secili sjell cilesite dhe karakterin e tij ne loje, por eshte e rendesishme qe drejtuesit te marrin kohe per t’i njohur lojtaret nje nga nje. Kjo do te percillte nje ndjenje vleresimi tek ata por gjithashtu do te ndihmonte ne pozicionimin e lojtareve sipas aftesive. Cka ne e quajme ne biznes, menaxhimi i burimeve njerezore.
Vleresoji lojtaret
Vleresimi eshte motivim per te ecur perpara per kedo. Jo vetem ne aspektin financiar por dhe ne ate social. Nese sheh nje lojtar (punonjes) qe ka realizuar nje pune te mire, mos u vono per t’i shprehur konsideraten tende.
Filozofia qe ti zgjedh do te percaktoje rrugetimin tend si ekip (biznes). Ajo qe te duhet te vleresosh jane kostot e seciles zgjedhje dhe sa i rendesishem eshte suksesi per ty.