Renia dhe shkelqimi i marketingut tradicional
A i lexon gazetat?
A i degjon njoftimet ne radio?
A te terheqin vemendjen reklamat ne rruge?
A e nderron kanalin kur nisin reklamat?
‘Marketingu tradicional ka vdekur’
Kjo fjali qarkullon prej me shume se nje dekade ne rrjete sociale, portale, apo ne konferenca digjitale anembane globit. Por prapeseprape ti has ne perditshmerine tende gazetat ne stende, njoftimet ne radio, reklamat ne rruge dhe spotet televizive. Pra marketingu tradicional eshte ende ketu, por tashme i gershetuar me boten digjitale.
Nepermjet reklamave te sponsorizuara ne rrjetet sociale ti mund te arrish lehtesisht tek audienca e synuar. Gjithashtu pajisjet elektronike jane ‘sy e veshe’ per te mesuar c’ka na pelqen, madje dhe cfare po mendojme.
Atehere, pse na duhen gazetat, radiot, spotet?
Rrjetet sociale jane te zhurmshme.
Rreth 5 bilione njerez perdorin rrjetet sociale per te komunikuar, postuar foto, video, artikuj ose per te shitur produktet e tyre. Duke konsideruar numrin e larte te materialeve qe shperndahen online eshte e veshtire qe marka jote te mbetet ne mendjen e audiences. Por nese mesazhi yt do te shfaqej ne forma te ndryshme ne gazete, radio apo televizion mundesite qe te terheqe vemendjen e audiences shumefishohen.
Reklamat ne rruge terheqin vemendjen.
Mjafton nje shprehje ngacmuese e vendosur ne disa stenda reklamuese ne rruget kryesore te qytetit qe ti te fillosh te mendosh. Ne shumicen e rasteve keto reklama kalojne pa u vene re. Por ka gjithmone elemente si ngjyrat e theksuara, grafikat kreative apo tekstet e cuditshme qe te mbeten ne mendje.
Revistat kane zene pluhur.
Kur eshte hera e fundit qe ke lexuar nje reviste? Ne avion, duke pritur rradhen te berberi ose ne hollin e klinikes dentare. Ndoshta tani nuk te kujtohet por jam i sigurt qe nje foto ose tekst me shkronja kapitale te ka shtyre ta marresh nga tavolina dhe ta shfletosh. Edhe nese nuk e ke lexuar, te pakten e ke fotografuar.
Radio me ofertat e saj te acaron.
Je duke udhetuar me makine dhe degjon per te dhjeten here te njejten oferte promocionale qe transmetohet ne radio. Menjehere nderron stacionin. Por pa e kuptuar kompania qe ka krijuar kete oferte te merzitshme ngulitet ne mendjen tende, edhe pse ti ke vendosur te mos blesh kurre prej tyre. Mesazhi u percoll, misioni i marketingut u permbush.
Tradicionalja eshte ende e fuqishme.
Si çdo fundvit ti po pret reklamen e Coca – Cola, e cila pushton ekranet e televizionit qe prej 1995-tes. Mohoje po te duash. Reklama e famshme eshte nje tradite shumevjeçare e cila sjell me vete ndjesine e festave ne shtepite tona. Coca Cola zgjedh qe ta shperndaje videon ne stacionet televizive ne mbare boten dhe pse reklama publikohet online ne platforma si Youtube, Instagram, Tik-Tok.
Megjithese zhvillimet e viteve te fundit si inteligjenca artificiale, realiteti virtual, sensoret e te dhenave e kane permiresuar dukshem fushen e marketingut, tradicionalja ngelet ende nje menyre e fuqishme per te emocionuar, terhequr vemendjen dhe percjelle mesazhin te audienca.